Rina Balaj magjeps me dukjen e saj elegante

Bota e Yjeve

Rina Balaj magjeps me dukjen e saj elegante

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 10:28
Rina Balaj

Rina Balaj ka ndarë një set fotografish të mrekullueshme në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen me dukjen e saj tejet elegante.

Ajo ka zgjedhur një fustan magjepsës për dasmën e Dafina Zeqirit, e cila u martua më 26 tetor.

Fustani i Rinës, me një dekolte të hapur dhe i gjatë deri në fund, ishte i mbuluar me dantella, duke i dhënë një pamje klasike dhe njëkohësisht joshëse.

Image
Rina Balaj

Dorezat e saj të gjata me dantella përfundonin perfekt këtë kombinim të stilit.

Me flokët e shkurta të lëshuara drejt dhe një grim të elegant, Rina ka arritur të spikaste si një nga të ftuarat më të stiluar në këtë ngjarje të veçantë.

Image
Rina Balaj

Shija e saj në modë dhe veshja e rafinuar e bënë atë një qendër vëmendjeje në këtë dasmë magjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat