Dasma e Dafina Zeqirit ishte eventi më i komentuar këtë fundjavë, duke marrë parasysh ndikimin e jashtëzakonshëm të këngëtares.
Me qindra video janë shpërndarë në rrjetet sociale, duke sjellë detaje të ceremonisë që nxiti shumë interesim tek audienca.
Por, vëmendje të veçantë mori edhe motra e vogël e Dafinës, Besa Tafari, prezenca e së cilës u komentua shumë në rrjete.
Dafina ka një ngjashmëri të padiskutueshme me Besën, ngjashmëri të cilën e komentoi edhe vetë artistja në një fotografi të publikuar në ‘InstaStory’.
“Pothuajse binjakja ime. Të dua shumë, Besa Tafari”, shkroi këngëtarja në postimin e saj.
E ngazëllyer nga emocionet për praninë e motrës në dasmën e saj, artistja po ashtu publikoi një sërë imazhesh me të, krahas të cilit bëri edhe një shkrim emocionues.
“Krah për krah ose milje larg njëra-tjetrës, motrat do të jenë gjithmonë të lidhura me zemër. Te dua”, shkroi artistja.