Emily Ratajkowski ka mahnitur të gjithë me kostumin e saj të Halloween, duke u veshur si Jennifer Lopez me fustanin ikonik jeshil Versace nga Grammy-t e vitit 2000.
Modelja 33-vjeçare e imitoi pamjen e JLo-së me flokë dhe grim të ngjashëm, dhe ndau një videoklip në Instagram dhe TikTok.
Në videoklip, ajo përshkroi ndjenjat e saj duke thënë: “Më pëlqen t’i bëj flokët kështu. Më kujton kur isha 16 vjeçe në Bronx, vajza e vogël e çmendur që kishte ëndrra”, shkruan DailyMail.

Ky rresht është nga dokumentari i Lopez, “The Greatest Love Story Never Told”, dhe ishte shumë i njohur verën e kaluar.
Fustani i saj ishte i ngjashëm me atë të Lopez-it, me një dekolte të thellë dhe një dizajn xhungle.

Emily e titulloi postimin e saj “pa kufij, të gjitha ëndrrat”. Ajo nuk është e vetmja që ka provuar të rikrijojë këtë pamje të famshme, por duket se e ka bërë më së miri.
Amber Valletta kishte hapur sfilatën e modës Versace me një version të fustanit në vitin 1999, por Lopez e bëri atë të famshëm vitin tjetër.
