Bella Hadid tërhoqi vëmendjen në New York me një stil unik.
Modelja 28-vjeçare, e njohur për pamjen e saj mahnitëse, kombinoi një bluzë të ulët me pantallona të gjera, duke nxjerrë në pah belin e saj të vogël.
Ajo e kompletoi dukjen me çizme kauboji dhe një çantë ‘western’, teksa po dilte nga një takim në hotelin St. Regis në Manhattan, shkruan DailyMail.
Pamja e saj përfshinte gjithashtu vathë floriri dhe syze dielli, dhe mbante një xhaketë lëkure.
Ky stil i veçantë vjen vetëm pak kohë pas shpalljes së saj kampione në Southern Cutting Horse Futurity 2024 për aftësitë e saj në kalërim.
Ajo ndau në Instagram një fotografi të rripit të argjendtë që mori si shpërblim për fitimin e garës me kalin e saj, Metallic Tito, duke shprehur emocionet e saj për këtë arritje