Bella Hadid tërheq vëmendjen me stil kauboj

Bota e Yjeve

Bella Hadid tërheq vëmendjen me stil kauboj

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 06:50
Bella Hadid

Bella Hadid tërhoqi vëmendjen në New York me një stil unik.

Modelja 28-vjeçare, e njohur për pamjen e saj mahnitëse, kombinoi një bluzë të ulët me pantallona të gjera, duke nxjerrë në pah belin e saj të vogël.

Ajo e kompletoi dukjen me çizme kauboji dhe një çantë ‘western’, teksa po dilte nga një takim në hotelin St. Regis në Manhattan, shkruan DailyMail.

Image
Bella Hadid

Pamja e saj përfshinte gjithashtu vathë floriri dhe syze dielli, dhe mbante një xhaketë lëkure.

Ky stil i veçantë vjen vetëm pak kohë pas shpalljes së saj kampione në Southern Cutting Horse Futurity 2024 për aftësitë e saj në kalërim.

Image
Bella Hadid

Ajo ndau në Instagram një fotografi të rripit të argjendtë që mori si shpërblim për fitimin e garës me kalin e saj, Metallic Tito, duke shprehur emocionet e saj për këtë arritje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat