Irina Shayk tërheq vëmendjen me fustanin e saj të tejdukshëm në Milano

Bota e Yjeve

Irina Shayk tërheq vëmendjen me fustanin e saj të tejdukshëm në Milano

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 11:52
Irina Shayk

Irina Shayk mahniti me paraqitjen e saj mahnitëse në një event të markës vegane të bukurisë në Milano, duke e veshur një minifustan argjendtë pa sytjena.

Supermodelja 38-vjeçare u shfaq në prezantimin e linjës së re të produktit D’Alba Piedmont në Palazzo Viscon.

Fustani i saj nudo me xhaketë të tejdukshme ishte i mbuluar me rreshta bizhuterish argjendi, duke e bërë atë të duket sensacionale, shkruan DailyMail.

Image
Irina Shayk

Irina e kombinonte fustanin me një pulovër të zezë me kapuç dhe taka nudo me rripa.

Flokët e saj të errët ishin të lëshuara dhe stilizuar pas shpinës, duke theksuar vathët e saj me diamante.

Image
Irina Shayk

Para kësaj, ajo bëri bujë me kostumin e saj të Halloween-it si Lara Croft në New York, duke mbajtur një pinata me Jack Skellington.

Irina po shijonin festat e frikshme, ndërsa ajo shfaqi një pamje të guximshme me një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurta, duke e kompletuar me çizme të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat