Uindi Haxhia e cila njihet edhe si motra e Enca Haxhiajt, është një personazh i cili argëton ndjekësit e saj me anë të një Podcast-i. Mirëpo së fundmi ajo ka dhënë dhe intervistën e parë ku ka zbuluar shumë për veten, përfshirë edhe disa nga traumat e saj të jetës.
Uindi ka treguar se për një periudhë kohe ajo ka qenë mbi peshë deri në 134 kilogram, dhe për këtë ka qenë e bullizuar.
“Kam qenë që në 9-vjeçare e shëndoshë, sa herë kaloja më thonin e shëndoshë. Pa e kuptuar këto gjëra më sillnin problematika. Doja të isha e padukshme. Nuk më bënte të ndiheshe mirë fakti që të gjithë qeshnin kur kaloja.”
Më pas Uindi ka rrëfyer momentin kur jeta e saj mori kthese. Ajo ka shpjeguar se kur shkoi në gjimnaz vendosi të binte në sy për gjërat që ajo donte të binte.
“Kur shkova në gjimnaz thash bie që bien në sy, atëherë do bie për gjërat që unë dua. Fillova make up-in. Furgoni i shkollës vinte në 7:30 unë cohesha në 5:30. Bëja make up-in, vendosja paruken, vija qerpikët dhe ikja në shkollë,” tha ajo.
Pas këtij hapi të saj Uindi tregoi se u përballë me bullizime të tjera. Gjatë rrëfimit ajo u shpreh se u quajt “e përdalë dhe budallackë” nga shumica e njerëzve, por më pas u mësua me këtë dhe filloi të mos i bënte me përshtypje.
“Sa mendova që ja dola, u perballa me një formë tjetër paragjykimi. Jo po ti je e përdalë, jopo ti je budallaçkë,” u shpreh blogerja.
Teksa u pyet nga moderatorja se si e përballoi gjithë këtë valë të dytë paragjykimesh ajo u përgjigj: Nuk me vriste fare sepse e dija që nuk kishte asnjë lidhje me veten time, thoja okay nuk me njohin. Më shumë më besdiste fakti kur më thonin kjo, kjo është budallaçkë,” .
Ndër të tjera Uindi shtoi se akoma ndeshet me këto lloj paragjykimesh por theksoi se për të nuk është e rëndësishme që njerzit ta dinë sesi je në të vërtëtë.
“Akoma ndeshem me këtë ndonjë ditë, por kam kuptuar që nuk është e rëndësishme që njerëzit të dinë që ti je e paparë, rëndësi ka që ti je e paparë në momentin kur ty të del ajo e jotja, kështuqë është më mirë që ndonjëherë ata të mendojnë se je budallackë dhe ti e bën punën tende më shpejt,” përfundoi Haxhaij.