Rita Ora frymëzohet nga stili i viteve ’60 për paraqitjen e saj të fundit

Bota e Yjeve

Rita Ora frymëzohet nga stili i viteve ’60 për paraqitjen e saj të fundit

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 17:10
Rita Ora

Rita Ora përqafoi stilin e viteve ’60 duke veshur një fustan të shkurtër me lule dhe shkëlqim në postimet e saj mahnitëse në Instagram të enjten.

Këngëtarja, 33 vjeçe, kishte zgjedhur një pamje të frymëzuar nga epoka “flower power” për të përputhur stilin klasik të viteve ’60 në një episod të fundit të “The Masked Singer”.

Ajo dukej e mrekullueshme me fustanin e vogël ngjyrë blu të errët, të zbukuruar me lule shumëngjyrëshe, shkruan DailyMail.

Image
Rita Ora

Në përshkrimin e postimit të saj, ajo shkroi: “Është koha për GROOVY! The Masked Singer është sërish sonte për javën  e viteve ‘60! Jam shumë e emocionuar për këtë dhe jam frymëzuar shumë nga të gjitha pamjet”.

Fansat u entuziazmuan plotësisht nga pamja e Ritës, me njëri prej tyre që e quajti “një engjëll nga qielli” në komentet e saj në Instagram.

Image
Rita Ora

Të tjerë shkruanin: “O Zot sa e bukur Rita Ora, një grua e mrekullueshme shumë e bukur”, “Ekstremisht e mahnitshme, gjithmonë dukesh [zjarr] të adhuroj”, ishin disa nga komentet

“Nah Rita, sa herë që poston diçka dukesh kaq e bukur dhe mezi pres të të shoh sërish, të dua shumë”, shkroi një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat