Brad Pitt dhe Ines de Ramon, janë përshtatur shumë me njëri-tjetrin, saqë tashmë po planifikojnë një të ardhme afatgjatë.
Aktori i njohur dhe e dashura e tij, janë ‘tepër të lumtur’ në romancën e tyre gati dy-vjeçare, derisa burimet për People thanë se ata janë ‘mbështetësit’ më të mëdhenj të njëri-tjetrit’.
“Është e qartë se do të jenë gjatë së bashku”, shtoi një burim i brendshëm, duke vënë në dukje se vendimi i tyre për të jetuar së bashku në shkurt ka qenë një sukses i madh.
Derisa Brad është i zënë me xhirimet e projektit të tij në Formula 1 në Meksikë, Ines po e shfrytëzon sa më shumë kohën e saj në L.A., duke kaluar kohën me miqtë e saj.
“Ajo është plotësisht mbështetëse dhe e di se sa i rëndësishëm është ky projekt për të”, tha burimi i brendshëm, duke shtuar se Pitt ‘i pëlqen pavarësia e saj’.