Në këtë përballje me kampionët e NBA-së 2021, Milwaukee Bucks, reperja dhe super ylli i muzikës ka shfrytëzuar mundësinë për të qenë pjesë e spektaklit, duke kapur çdo moment emocionues të lojës, e shoqëruar nga shoqja i saj T. Styles.
Cardi B, që ka lindur dhe u rrit në lagjen Washington Heights të Manhattan dhe ka kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj në Bronx, u paraqit në ndeshje me një veshje mahnitëse, duke theksuar stilin e saj të veçantë.
Ajo ishte e veshur me një xhaketë kamoshi të shtrenjtë, të mbuluar me lesh, dhe me këpucë të lëkurës me majë të ngushtuar dhe prerje të ulët, duke dhënë një pamje elegante dhe seksi, shkruan DailyMail.
Për të përfunduar dukjen, Cardi B mbante një çantë luksoze Birkin, një nga aksesorët e saj më të preferuar.
Ajo kishte zëvendësuar flokët e saj karakteristikë të errët me një paruke voluminoze në ngjyrë të kuqe, të cilën e kishte stilizuar me kaçurrela të mrekullueshme.
Ndërsa shikonte me pasion lojën nga vendi i saj i veçantë, Cardi B nuk nguroi të brohoriste për Knicks dhe të ndërhynte në biseda të gjalla me shoqen e saj T. Styles, e cila ishte ulur pranë saj.
Edhe pse është një nënë e tre fëmijëve, Cardi vazhdon të tregojë një energji dhe stil të pakrahasueshëm, duke mbështetur gjithmonë qytetin e saj të lindjes.