Ariana Grande ka ngjallur shqetësime për shëndetin e saj pas premierës së fundit të filmit “Wicked”, ku paraqitja e saj në tapetin e kuq ka tërhequr vëmendjen për humbjen e dukshme të peshës.
Këngëtarja dhe aktorja e njohur po merrte pjesë në një set fotografik promovues për “Wicked”, para debutimit të shumëpritur të muzikalit në Auditorio Nacional të Mexico.
Gjatë këtij eventi, Ariana u shfaq e veshur me një fustan pa rripa dhe dekolte të thellë, i cili e nxirrte në pah trupin e saj të hollë dhe imët, shkruan DailyMail.
Më shumë vëmendje tërhoqi figura e saj e dobët, e cila është bërë një temë diskutimi në rrjetet sociale, me shumë fansa që shprehën shqetësime për shëndetin e saj.
Në setin fotografik, ajo pozoi krah yjeve të tjerë të “Wicked”, Cynthia Erivo dhe Jonathan Bailey, të cilët e mbështjellën me krahët e tyre në përpjekje për të mbajtur një imazh të unitetit në grup.
Ky moment ka shtuar shqetësimet që nisën pas premierës së filmit në Los Angeles, ku Ariana u pa me një fustan lëkundës të stilizuar në model gingham, që theksonte më shumë trupin e saj të dobët.
Shumë fansa shprehën mendimet e tyre në rrjetet sociale, duke shprehur pasiguri dhe shqetësim për pamjen e saj.
Një përdorues në Twitter shkroi: “Ajo është lëkurë dhe kocka”, duke e shoqëruar me një video të mbërritjes së saj në ngjarjen e LA, ndërsa një tjetër shtoi: “Ariana duket shumë e dobët, keq”.
Ndërkohë, dikush tjetër e ndau shqetësimin duke thënë: “Unë e dua Arianën dhe nuk mendoj se njerëzit duhet të komentojnë për trupin e të tjerëve, por nuk mund ta shohësh dhe të mos mendosh se ajo nuk është e shëndetshme”.
Për më tepër, disa përdorues të tjerë spekulonin rreth mundësisë që Ariana mund të po kalonte një periudhë të vështirë, duke shkruar: “E di që ajo ka qenë gjithmonë e dobët, por tani është shqetësuese, është kaq e hollë”.
Në një postim tjetër, një person u shpreh: “Ariana dhe Cynthia duken tmerrësisht të dobëta dhe të pashëndetshme… Si mund të mos shqetësohet dikush kur i sheh?”
Përkundër reagimeve të shumta, nuk ka asnjë konfirmim nga Ariana apo ekipet e saj rreth shëndetit të saj, por fansat vazhdojnë të shprehin shqetësim dhe mbështetje për idhullin e tyre, duke shpresuar që ajo të jetë mirë.