Kourtney Kardashian pozon në bikini, teksa uron Travis Barker për ditëlindjen e 49-të

Bota e Yjeve

Kourtney Kardashian pozon në bikini, teksa uron Travis Barker për ditëlindjen e 49-të

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 21:58
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Kourtney Kardashian festoi ditëlindjen e 49-të të bashkëshortit të saj, Travis Barker, me një postim të mbushur me dashuri në Instagram.

Në karusel fotosh, themeluesja e “Poosh”, 45 vjeç, u shfaq me bikini teksa relaksohej me bateristin e ‘Blink-182’ gjatë pushimeve dhe ndau momente intime nga jeta e tyre, përfshirë një udhëtim me avion privat dhe shampanjë.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime”, shkroi Kourtney, ndërsa Travis iu përgjigj me fjalë të ëmbla: “Shoqja ime më e mirë, të dua. Je ti përgjithmonë”, shkruan DailyMail.

Image
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Djali i Travis, Landon Barker, 21 vjeç, dhe vajza Alabama Barker, 18 vjeç, gjithashtu i bënë urime të ngrohta babait të tyre, duke ndarë momente nga darka e ditëlindjes dhe fjalë frymëzuese.

Khloe Kardashian i shtoi urimet me një postim në Instagram Stories: “Ditëlindjen më të lumtur @travisbarker! Shpresoj që të keni një vit të bekuar dhe të mbushur me dashuri”.

Image
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Kjo ditë e veçantë për çiftin erdhi pak pasi ata festuan ditëlindjen e parë të djalit të tyre, Rocky Thirteen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat