Kendall Jenner mahnit me stilin e saj

Bota e Yjeve

Kendall Jenner mahnit me stilin e saj

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 11:19
Kendall Jenner

Kendall Jenner, supermodelja 29-vjeçare, tërhoqi vëmendjen me një pamje elegante dhe provokuese gjatë një vizite në dyqanin e pushimeve “FWRD & Revolve” në Los Angeles këtë javë.

Në rolin e saj si drejtoreshë kreative e “FWRD”, pozicion që mban prej tre vitesh, ajo zgjodhi një xhaketë lëkure me dizajn të veçantë që ngjante me lëkurën e gjarprit, kombinuar me pantallona të zeza dhe aksesorë modernë, shkruan DailyMail.

Xhaketa e saj e kromuar i ekspozoi dekoltenë dhe belin e tonifikuar, ndërsa flokët në stilin e viteve të 60-ta dhe syzet e diellit me formë maceje plotësuan pamjen.

Image
Kendall Jenner

Shfaqja e Kendall erdhi pas lajmeve për marrëdhënien e saj të fundit me Bad Bunny, e cila përfundoi pas një romance verore.

Ndërkohë, ajo dhe këngëtari mbeten shokë, ndërsa Kendall është përfolur të jetë sërish në kontakt me ish-të dashurin e saj, Devin Booker.

Image
Kendall Jenner
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat