Rihanna shijon një darkë në restorantin e preferuar me një pamje elegante

Bota e Yjeve

Rihanna shijon një darkë në restorantin e preferuar me një pamje elegante

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 08:43
Rihanna

Rihanna është parë duke shijuar një mbrëmje të këndshme në restorantin e saj të preferuar, Giorgio Baldi në Los Angeles.

Këngëtarja 36-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një fustan maxi të bardhë mëndafshi të mbushur me pika të zeza, të cilin e kombinonte me një pallto leshi kafe, duke krijuar një pamje të mrekullueshme dhe elegante.

Për ta plotësuar këtë pamje, Rihanna kishte zgjedhur një palë taka të kuqe me rripa dhe buzëkuq të kuq, duke i dhënë pamjes një nuancë të ndezur, shkruan DailyMail.

Image
Rihanna

Ajo gjithashtu mbante syze dielli të errëta dhe një gjerdan të grumbulluar, duke e kompletuar pamjen e saj tërheqëse.

Rihanna, pronarja e markës ‘Fenty Beauty’, duket të ketë qenë në një mbrëmje të shijshme në Giorgio Baldi në Santa Monica, një vend i njohur për të frekuentuar nga VIP-at

Image
Rihanna
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat