Merr pjesë në varrimin e Liam Payne – Cheryl e thyer që djali i saj nuk do ta shohë më të atin

Bota e Yjeve

Merr pjesë në varrimin e Liam Payne – Cheryl e thyer që djali i saj nuk do ta shohë më të atin

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 16:42
Cheryl

Cheryl është e thyer për vdekjen e ish-partnerit të saj, Liam Payne, dhe po pajtohet me faktin se djali i saj shtatëvjeçar Bear nuk do ta shohë më kurrë babanë e tij.

Këngëtarja, 41 vjeçe, mori pjesë në funeralin e Liam në Kishën e Shën Marisë në Amersham, Buckinghamshire të mërkurën, ku u mbështet nga yjet e grupit “Girls Aloud”, Nicola Roberts dhe Kimberley Walsh.

Funerali i Liam ishte ‘dita më e vështirë e jetës së Cheryl’ pasi familja e tij lexoi shumë gjëra personale gjatë ceremonisë së varrimit.

Image
Cheryl

“Humbja e Liam është ende e paimagjinueshme”, tha një burim që ishte pjesë e funeralit.

“Shkrimet gjatë ceremonisë ishin tepër personale dhe përshkruanin se si ishte vërtet Liam”.

Image
Cheryl dhe Liam Payne

Cheryl eci pas arkivolit, ku morën pjesë anëtarë të familjes dhe një mori yjesh nga bota e muzikës dhe sportit.

Pjesë qenë edhe: Harry Styles, Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe Niall Horan – miqtë e ngushtë nga grupi “One Direction”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat