Zbulohet se bukuroshja seksi Kim Kardashian, nuk është paguar për të pozuar me robotin Tesla të Elon Musk.
Pak ditë më parë, personazhi i famshëm televiziv ka postuar në Instagram një seri fotosh dhe videosh, së bashku me robotin prej 30 mijë dollarësh.
Shumë raportuan se bëhej fjalë për një reklamë, ndërsa të paktë ishin ata që pyesnin se sa para ka marrë Kim Kardashian për të promovuar një produkt kaq të shtrenjtë.
Megjithatë, siç tha përfaqësuesi i saj për Neë York Times, biznesmenja nuk ishte paguar për të postuar materiale me robotin në rrjetet sociale.
Ylli është në marrëdhënie miqësore me Elon Musk, pasi ata janë fotografuar shumë herë së bashku në daljet publike, ndërsa ajo është një fanse e produkteve të manjatit të teknologjisë.