Këngëtarja Fjolla Morina iu është kthyer intervistave pasi kaloi një gjendje të rënduar psikologjike pas ndarjes nga biznesmeni Fisnik Syla dhe dënimit me burg pasi u kap me armë në Morinë.
Ajo ka rrëfyer se ka kaluar periudhën më të vështirë të jetës së saj, duke u shprehur se mund të kishte ndodhur edhe vetëvrasje.
Këngëtarja u shpreh se nuk donte të jetonte më dhe se ka lënduar shumë persona, ndërsa shtoi se persionit që ma shkaktoi këtë gjendje nuk do ia bëjë kurrë hallall.
Fjolla u shpreh se “kalova në depresion për një plehrë”, duke shtuar se “ai nuk është krijesë, por njeri pa ndjenja”.
“Ka qenë e vështirë sepse mund të kishte ndodhur edhe ndonjë vetëvrasje, s’kam dashur as të jetoja, thosha çfarë më ndodhi mua si ka ndodhur kujt. Mami më thoshte ‘S’je as e para, e as e fundi’. Ishte shumë e rëndë për mua, kam lënduar shumë persona. Ishte gjendja ime më e rëndë në jetë, kush ma shkaktoi atë sëmundje, atij personi kurrë nuk ia bëj hallall.
Arrestimi ishte arsyeja pse u bëra keq dhe erdha në këtë gjendje, si edhe personi në fjalë sepse është edhe turp t’ia përmend emrin. Për armën e tij, për shkakun e tij të përfundoj në këtë gjendje, mbylla, presioni, bënte shantazhe, energji negative, kjo më shkatërroi, kalova në depresion për një plehrë.
Ai nuk është krijesë, njeri pa ndjenja. Kisha dhënë të gjithë pasurinë time vetëm atë person mos ta kisha njohur. Nuk e di si jam në këmbët e mia, por u bëra e fortë”, tha ajo.