Kanye West dhe Bianca Censori kanë bërë bujë me daljen e tyre në Tokio, kjo pasi reperi shmang problemet e tij të shumta ligjore.
Reperi, 47 vjeç, doli me një kapuç të bardhë dhe pantallona me këpucë të zeza.
Artisti tërhoqi kapuçin mbi kokë ndërsa hipi në shkallë lëvizëse drejt kinemasë Toho, shkruan Daily Mail, përcjell “Bota sot”.
Bianca veshi një tjetër kostum tjetër që mori shumë vëmendje.
Këtë herë ajo kishte veshur një kostum të bardhë të tejdukshëm.
Çifti ndodhet prej disa muajsh në kryeqytetin japonez dhe ka gjasa të qëndrojë atje ose diku tjetër jashtë vendit për disa muaj, kjo pasi reperi u padit nga një ish-punonjëse.