Ylli Helen Flanagan ka thënë se karriera e saj magjepsëse e modelingut është “me të vërtetë fuqizuese”.
Aktorja shpesh ishte nominuar edhe për “femrën më seksi” në çmimet ndërkombëtare. Derisa, në kulmin e karrierës së saj, ajo modeloi për kompani të njohura si FHM, Nuts dhe Zoo.
Tani një nënë e tre fëmijëve, Helen ende nuk është e turpshme kur bëhet fjalë për të treguar asetet e saj, për këtë përdor mediat sociale.
Helen ka rrëfyer për fillimet e karrierës së saj, ku tregoi se i ka ende të ruajtura të gjitha fotot e saj të vjetra.
Duke folur për Daily Star, Helen tha: “Unë i kam ende të gjitha fotot dhe gjërat dhe më pas kam vazhduar gjithmonë me atë lloj rruge, si modelimi i të brendshmeve. Edhe kur kam qenë nënë, e kam parë me të vërtetë fuqizuese”, transmeton “Bota sot”.
Helen është një avokate e pasionuar për fuqizimin e grave. Ajo ka folur për mënyrën se si grate duhet të bëjnë çdo gjë që u nevojitet për t'u ndjerë të sigurta në vetvete.
Ajo tha: “Është fantastike që femrat të përqafojnë veten. I dua të gjitha femrat që ndihen të bukura dhe seksi".
“Unë e kam vazhduar këtë dhe kam punuar me marka të ndryshme të të brendshmeve. Kam xhiruar fushatën e Shën Valentinit të Ann Summer, që më pëlqeu”.