Aktorja e njohur, Jennifer Lawrence ka befasuar me paraqitjet e saj, pas lajmit se ajo dhe bashkëshorti i saj Cooke Maroney, do të bëhen prindër për herë të dytë.
Us Weekly konfirmoi në tetor të këtij viti se çifti i njohur, po zgjeronte familjen e tyre. Dyshja janë prindër të djalit Cy, të cilin e mirëpritën në shkurt 2022, raporton “Bota sot”.
E së fundi, Lawrence mori vëmendje me daljet e saj të fundit publike, kur tregonte barkun e saj të rrumbullakosur.
Ajo mori pjesë në disa evente si, premierën e AFI Fest 2024, premierën e dokumentarit Bread & Roses në Los Anxhelos dhe në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit të 15-të të Çmimeve Vjetore të Governors në Los Anxhelos
Aktorja është e dashur për publikun, derisa shpesh komentohet për paraqitjet e saj publike.