Amanda Holden ka marrë vëmendjen me veshjen e saj seksi si “Zonja Claus”.
Ajo në këto paraqitje u pa pranë yllit të njohur të radios, Ashley Roberts
53 vjeçarja, veshi një fustan të kuq ‘Babadimri’ pa rripa, për një set fotografik të improvizuar që shënon fillimin e ardhjes së festive të Krishlindjes, shkruan "The Sun", transmeton "Bota sot".
Amanda e bashkoi fustanin e saj festiv me një pelerinë të përshtatshme, kapelë Krishtlindjesh dhe çizme të zeza deri në gjunjë përpara se të pozonte në studio e Heart FM në Londër.
Duke postuar një foto në Instagram, Amanda tha me shaka: “Zyrtarisht është sezoni i Krishtlindjeve. Edhe pse jam gati që nga 6 nëntori!!!”
Fansat ishin të shpejtë për të komentuar, me një ndjekës të emocionuar duke shkruar: “Baba Baby Baby!”
Një tjetër shtoi: “Ka filluar të duket shumë si Krishtlindje!”