Khloe Kardashian: Psikologia ime iu tregoi mediave detaje private të jetës sime

Bota e Yjeve

Khloe Kardashian: Psikologia ime iu tregoi mediave detaje private të jetës sime

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 21:49
Khloe Kardashian

Ylli Khloe Kardashian, ka zbuluar se ndjek terapi, megjithëse në të kaluarën ka pasur një përvojë të keqe me një terapeut. Gjatë divorcit të saj nga Lamar Odom, terapeuti ka zbuluar detaje nga jeta e saj private në media.

“Rënia ime në peshë filloi kur isha në proces divorci. Mbaj mend që shkoja në terapi dhe diçka private që i thashë terapeutit u publikua në tabloide. E dija që ishte ai që e kishte zbuluar këtë informacion, pasi nuk kishte asnjë mënyrë tjetër që ajo të bëhej e ditur. Pas kësaj ndalova së shkuari në terapi dhe fillova të shkoja në palestër,” ka thënë Khloe në një intervistë për Bustle.

“Më duhej një mënyrë për të shkarkuar emocionet, por nuk i besoja më askujt. Vendi ku ndihesha më e sigurt ishte palestra”, shtoi ajo.

Image
Khloe Kardashian

Informacionet që terapeuti kishte ndarë me tabloidët lidheshin me martesën e saj me basketbollistin Lamar Odom, por Khloe nuk zbuloi se për çfarë bëhej fjalë saktësisht. Ajo tha se sjellja e terapeutit kishte qenë “shumë shqetësuese” për të.

Në fillim të këtij viti, gjatë serisë The Kardashians, Kim Kardashian dhe mikja e saj e ngushtë Malika Haqq përpiqeshin ta bindnin Khloe-n të rikthehej në terapi. Në atë kohë, ajo u përgjigj: “Nuk jam e sigurt nëse është për mua”.

Megjithatë, Khloe ka ndryshuar mendim.

“Tani ndjek terapi. Terapeutja ime është vërtet e sjellshme dhe më pëlqen shumë. Ishte Kim ajo që shkoi e para te kjo terapeute. Ajo ishte shumë e vendosur për të më bindur. I thashë se do ta bëja për të, por pastaj kuptova që ishte diçka e mirë dhe që më duhej,” tha Khloe. Ajo gjithashtu tregoi se terapeutja i kishte sugjeruar të shkonte tri herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat