Hailey Bieber shijoi një darkë me mikesaht e saj, të premten mbrëma, pak përpara rikthimit të saj të shumëpritur në tapetin e kuq.
Modelja në këtë dalje të saj, kishte veshur një xhaketë lëkure të zezë me një jakë të zezë magjepsëse.
Themeluesja e kompanisë për lëkurë dhe make up “Rhode”, i kombinoi veshjet e saj të modës me xhinse të gjera të lehta dhe këpucë lëkure, transmeton “Bota sot”.

Kujtojmë se, Hailey do të marrë pjesë në iHeartMedia 102.7 KIIS-FM Jingle Ball në Intuit Dome të LA të premten mbrëma – duke shënuar daljen e parë në tapetin e kuq që nga lindja e djalit Jack Blues.
Modelja do të prezantohet në eventin muzikor, i cili do të shfaqë performanca nga SZA dhe Tate McRae.

Të enjten, një burim i afërt me Hailey tha ekskluzivisht për DailyMail.com: “Ajo planifikon të bëjë një ndryshim dhe të duket sensacionale, do të jetë një punë e madhe".
Ajo pritet t’i tregojë linjat e saj trupore, të paslindjes.