Melinda London, një influencuese e njohur, ka tërhequr vëmendje të madhe me postimin e saj të fundit në Instagram, ku promovon rëndësinë e një diete të shëndetshme dhe ushqimit pas stërvitjes.
Me një stil unik dhe inspirues, ajo ndau një foto me një shishe proteinash, shkruan Bota sot.
Ky postim, i ndjekur nga përkushtimi i saj për një stil jetese të shëndetshëm dhe një trup të formësuar, e ka konsoliduar statusin e saj si model frymëzues në botën e modës dhe mediave sociale.

Përveçse një influencuese, Melinda është edhe një modele që kombinon në mënyrë të përsosur modën dhe shëndetin.
Ajo i frymëzon ndjekësit e saj me këshilla praktike për një stil jetese aktiv dhe të shëndetshëm, duke i inkurajuar të përkujdesen për veten.