Angelina Jolie dukej teje elegante në një paraqitje të fundit në Paris, derisa ishte e shoqëruar nga vajza e saj, Zahara.
Aktorja 49-vjeçare, kishte veshur një pallto të zezë të gjatë me mëngë të hapur dhe me një jakë të gjerë, shkruan DailyMail.
Ajo theksoi belin e saj me një rrip me kopsa derisa kishte mbathur një palë taka të zeza me platformë.

Ylli i Maleficent e përfundoi paraqitjen e saj me një çantë ngjyrë kafe derisa vendosi një palë syze dielli të errëta.
Ajo po shkonte në xhirimet e filmit të saj të fundit Stitches në kryeqytetin francez.
Aktorja e njohur mori me vete edhe vajzën e saj të birësuar Zahara-n.