Angelina Jolie tejet elegante në paraqitjen e saj të fundit në Paris për filmin Stitches

Bota e Yjeve

Angelina Jolie tejet elegante në paraqitjen e saj të fundit në Paris për filmin Stitches

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 23:23
Angelina Jolie

Angelina Jolie dukej teje elegante në një paraqitje të fundit në Paris, derisa ishte e shoqëruar nga vajza e saj, Zahara.

Aktorja 49-vjeçare, kishte veshur një pallto të zezë të gjatë me mëngë të hapur dhe me një jakë të gjerë, shkruan DailyMail.

Ajo theksoi belin e saj me një rrip me kopsa derisa kishte mbathur një palë taka të zeza me platformë.

Image
Angelina Jolie

Ylli i Maleficent e përfundoi paraqitjen e saj me një çantë ngjyrë kafe derisa vendosi një palë syze dielli të errëta.

Ajo po shkonte në xhirimet e filmit të saj të fundit Stitches në kryeqytetin francez.

Aktorja e njohur mori me vete edhe vajzën e saj të birësuar Zahara-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat