Sydney Sweeney, aktorja e njohur e “Euphoria”, u fotografua duke shijuar një darkë në New York me të fejuarin e saj, Jonathan Davino, dhe aktoren Sofia Vergara.
Ajo ishte e veshur me një pulovër dhe pantallona lëkure kafe, duke u dukur komode për vjeshtën, ndërsa shoqërohej nga dy miqtë e saj të njohur në restorantin Crane Club në West Chelsea.
Kjo natë erdhi pas disa komenteve negative që Sydney mori në internet, ku kritikuan trupin e saj me bikini, shkruan DailyMail.
Duke iu përgjigjur këtyre komenteve, ajo postoi një video që tregon përpjekjet e saj në palestër dhe transformimin fizik që ka bërë për një projekt të ardhshëm, duke u shfaqur më tonifikuar dhe më muskuloze.
Sydney, e cila është bërë një simbol seksi, ka përjetuar kritika të ashpra nga disa komentues, të cilët e akuzonin për pamjen e saj.
Ajo u përgjigj duke treguar me krenari përpjekjet e saj dhe duke denoncuar sjelljen e “grave që shkatërrojnë gra të tjera” në industrinë e Hollywood-it.