Një bashkëpuntor i ngushtë i Katy Perry-t, ka folur së fundmi për këngëtaren teksa nuk i ka kursyer fjalët e sinqerta.
Ai është sahprehur se Katy “refuzon të pranojë faktin që po rritet” dhe në vend që t’i përkushtohet familjes, po përpiqet me dëshpërim të vazhdojë një karrierë që duhet të kishte përfunduar shumë kohë më parë.
Për deklaratën e tij, bashkëpunëtori anonim iu referua turneut të saj të titulluar “Lifetimes”, i cili ndonëse fillimisht supozohej të ishte mbarëbotëror, përfundoi i kufizuar në SHBA, shkruan Daily Mail.
“Katy Perry nuk është më ëndrra e adoleshencës dhe ajo duhet ta pranojë këtë. Ajo njoftoi se do të bëjë turne në SHBA në vitin 2025 në vend që të bëjë turne nëpër botë.”
Më pas ai foli për albumin e saj të fundit “143”, i cili nuk pati suksesin që priste.
“Albumi i saj ishte absolutisht i mërzitshëm. Një artist nuk duhet të jetë në turne me një album të dështuar vetëm sepse e ka nxjerrë atë,” theksoi anonimi.
Ai gjithashtu tha se Katy Perry kishte kohë që “fajësonte” shitjet e saj të ulëta, bashkëpunimin e saj me muzikantin Dr Luke, i cili dyshohet se kishte sulmuar seksualisht Kesha.
Së fundi, ai shpjegoi se edhe të afërmit e saj kanë pikërisht të njëjtën përshtypje dhe besojnë se Katy Perry duhet t’i përkushtohet familjes dhe jo karrierës së saj.
“Njerëzit rreth saj mendojnë se në vend që të përpiqet kaq shumë për t’u bërë yll, ajo duhet të fokusohet në shëndetin dhe familjen e saj. Ajo ka vënë pasuri dhe tani duhet të pranojë se prioriteti është Orlando Bloom dhe familja e saj. Nëse ajo vazhdon të vendosë reputacionin në radhë të parë, miqtë e saj mendojnë se ajo do ta humbasë atë,” përfundoi bashkëpuntori.