Aktorja e njohur, Nicole Kidman, po vazhdon të befasojnë fansat me paraqitjet e saj.
Së fundi, aktorja 57 vjeçare, tregoi linjat e saj trupore të tonifikuara, derisa po shijonte një ditë me diell në plazhin e Sydney, Australi të dielën.
Bukuroshja bjonde kishte veshur një kostum të zi të ngushtë, teksa zhytej në oqean në plazhin Manly në plazhet veriore, shkruan Daily Mail, përcjell “Bota sot”.
Ndërsa flokët i thaheshin në diellin e verës, ylli i Big Little Lies zbuloi kaçurrelat e saj natyrale.
Nicole nuk ishte vetëm kur ishte në breg - asaj iu bashkua bashkëshorti i saj Keith Urban, si dhe vajza e tyre Faith Margaret, 13 vjeç.
Të pranishëm ishin edhe motra e saj Antonia, bashkëshorti i saj Craig Marran dhe vajza 26-vjeçare e Antonias, Lucia Haëley
Është hera e parë e aktores hollivudiane që kthehet në Sydney që nga vdekja e nënës.
Nicole ka qenë tepër e zënë kohët e fundit, duke bërë filma si Babygirl dhe duke luajtur në serialin Paramount + Lioness me Zoe Saldana.