U martua me djalin e njerkut, ish-ylli i Only Fans jep lajmin e ëmbël se është bërë nënë! Ardhja në jetë e vogëlushes ditën e Krishtlindjeve

Bota e Yjeve

U martua me djalin e njerkut, ish-ylli i Only Fans jep lajmin e ëmbël se është bërë nënë! Ardhja në jetë e vogëlushes ditën e Krishtlindjeve

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 21:02
Scarlet Vas, Tayo Riçi

Një ish-yll i Neighbors, e cila u martua me djalin e njerkut të saj, ka njoftuar lajmin e bukur se është bërë nënë e një vajze.

Scarlet Vas ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin e saj Tayo Riçi. 29-vjeçarja e dha lajmin e bukur për ndjekësit ditën e Krishtlindjeve.

Dyshja ndanë foto nga spitali teksa mbanin në duar vajzën e tyre të porsalindur.

Image

Ata nuk e zbuluan emrin në postim, por e përshkruan atë si ‘mrekullinë e tyre të Krishtlindjeve’.

“Mrekullia jonë e Krishtlindjeve më në fund ka ardhur. Gëzuar Krishtlindjet nga familja jonë për ju,” shkroi Tayo e ndërsa ish-ylli i Only Fans Scarlet, dukej në foto mjaft e lumtur dhe krenare.

Çifti u takua kur ishin adoleshentë në Melburn. Por, ata u bënë ‘familje’ kur prindërit e tyre nisën një marrëdhënie së bashku.

Scarlett dhe Tayo ranë në dashuri dhe u martuan në ishullin grek të Mykonos në shtator të vitit të kaluar.

Ata ndanë lajmin e tyre emocionues disa me një video të ëmbël në Instagram që tregon momentin kur zbuluan se do të bëheshin prindër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat