Një ish-yll i Neighbors, e cila u martua me djalin e njerkut të saj, ka njoftuar lajmin e bukur se është bërë nënë e një vajze.
Scarlet Vas ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin e saj Tayo Riçi. 29-vjeçarja e dha lajmin e bukur për ndjekësit ditën e Krishtlindjeve.
Dyshja ndanë foto nga spitali teksa mbanin në duar vajzën e tyre të porsalindur.
Ata nuk e zbuluan emrin në postim, por e përshkruan atë si ‘mrekullinë e tyre të Krishtlindjeve’.
“Mrekullia jonë e Krishtlindjeve më në fund ka ardhur. Gëzuar Krishtlindjet nga familja jonë për ju,” shkroi Tayo e ndërsa ish-ylli i Only Fans Scarlet, dukej në foto mjaft e lumtur dhe krenare.
Çifti u takua kur ishin adoleshentë në Melburn. Por, ata u bënë ‘familje’ kur prindërit e tyre nisën një marrëdhënie së bashku.
Scarlett dhe Tayo ranë në dashuri dhe u martuan në ishullin grek të Mykonos në shtator të vitit të kaluar.
Ata ndanë lajmin e tyre emocionues disa me një video të ëmbël në Instagram që tregon momentin kur zbuluan se do të bëheshin prindër.