Dy persona janë akuzuar për furnizim me drogëra dhe tre të tjerë janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia, e ngjashme me vrasjen pa paramendim në Mbretërinë e Bashkuar, pas vdekjes së Liam Payne në tetor.
Një gjykatës ka ndarë detaje të orëve të fundit të Liam Payne, ndërsa Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Argjentinës ka konfirmuar se pesë persona janë akuzuar për vdekjen e këngëtarit.
Dy persona janë akuzuar për furnizim me drogë dhe tre të tjerë janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia, e ngjashme me vrasjen pa paramendim në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ndodhi pas vdekjes tragjike të yllit të One Direction, i cili ra nga dhoma e tij gjatë qëndrimit në hotelin CasaSur Palermo më 16 tetor.
Mes grupit është dhe shoku i këngëtarit të One Direction, Roger Nores. Anëtarë të stafit të hotelit CasaSur Palermo, përfshirë recepsionistin kryesor Esteban Grassi dhe kreun e sigurisë Gilda Martin, janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia. Kelneri Braian Nahuel Paiz, 24 vjeç dhe punonjësi i hotelit Ezequiel David Pereyra, 21 vjeç, janë akuzuar për shitje drogash për Liam.
Furnizimi me droga ka një dënim maksimal prej 15 vjetësh burg, ndërsa vrasja nga pakujdesia ka një dënim prej 1 deri në 5 vjet burg në Argjentinë.
Gjykatësi dhe prokurori publik kanë lëshuar një deklaratë, duke shpërndarë detaje rreth momenteve të fundit të Liam, duke e quajtur vdekjen e tij si "të parashikueshme". Sipas dokumenteve të gjykatës, Liam kishte kërkuar drogë dhe alkool, ndërsa qëndronte në hotel dhe ishte lënë "i paaftë për të mbijetuar" më 16 tetor pas "konsumit të substancave të ndryshme".
U pohua gjithashtu se këngëtari ishte "tërhequr" në dhomën e tij nga recepsionisti dhe dy persona të tjerë, dhe se menaxheri kishte lejuar që kjo të ndodhte "të paktën me mosveprim".
Gjykatësi vazhdoi duke sugjeruar se, duke marrë parasysh aksesin e Liam në ballkonin e dhomës dhe "ndryshimin e vetëdijes së tij, "gjëja e duhur do të ishte ta linin atë në një vend të sigurt dhe me shoqëri deri sa të vinte një mjek".
Nores, shoku i Liam, gjithashtu u akuzua për lënien e këngëtarit të vetëm në hotel në një "gjendje të keqe", ndonëse ai ishte në dijeni të problemeve të Liam me varësinë dhe se Nores "nuk mund ta besonte se stafi tjetër i hotelit nuk do të vepronte siç duhet".
Liam vdiq në moshën 31-vjeçare pas rënies nga ballkoni i katit të tretë të dhomës së tij në hotelin e kryeqytetit argjentinas, Buenos Aires. Më 7 nëntor, një raport nga Zyra e Prokurorit Kombëtar të Krimeve dhe Dënimeve të Korrigjimit përcaktoi se në sistemin e Liam ishte gjetur praninë e "alkoolit, kokainës dhe antidepresantëve me recetë". Zyrtarët gjithashtu e hodhën poshtë mundësinë e vetëvrasjes, duke shpjeguar se "në gjendjen që ishte, ai nuk e dinte çfarë po bënte dhe nuk mund ta kuptonte atë".