Ylli Victoria Hervey befasoi me format e saj trupore.
48 vjeçarja shfaqi linjat e saj, në një palë bikini jeshile vezulluese, teksa shijoi një pushim relaksues në Karaibe, këtë të diele.
Hervey tregoi barkun e saj të tonifikuar, derisa shëtiti përgjatë vijës bregdetare gjatë pushimit të saj vjetor festiv në Barbados, shkruan Daily Mail, përcjell “Bota sot”.
Ajo qëndroi e ‘sigurt’ në diell, teksa kombinoi veshjen e saj të plazhit me një kapele xhins ‘Celine’, me vlerë 490 funta.
Lady Victoria është e bija e Markezit të gjashtë të Bristolit dhe besohet se ka pasur lidhje me disa të famshëm të profilit të lartë gjatë viteve, duke përfshirë Shane Lynch të Boyzone dhe shoferin e F1 David Coulthard.