Amanda Holden mahniti fansat me paraqitjen e saj të fundit.
Gjyqtarja e Britain's Got Talent, Amanda, dukej sensacionale teksa pozonte me një korset të kuq.
Ajo e kompletoi look-un festiv me geta të zeza të tejdukshme dhe çizme lëkure të zeza deri tek gjuri, duke shtuar një nuancë elegance me një koleksion rrathësh ari dhe një gjerdan elegant prej ari, shkruan The Sun, përcjell “Bota sot”.
Në një pozë lozonjare, Amanda u shfaq në mes të një fushe të mbuluar me borë, duke mishëruar gëzimin e stinës.
Duke postuar në Instagram, Amanda shkro: "Le ta largojmë atë. 2025".