Sydney Sweeney dhe bashkëshorti i saj i ardhshëm dukeshin mahnitës, ndërsa kalonin kohë me njëri-tjetrin në pushime.
Aktorja amerikane Sydney Sweeney, 27 vjeçe, është fejuar me biznesmenin Jonathan Davino, 41 vjeç, ku poblikoi një foto të dashur me të.
Sweeney dhe Davino u takuan në vitin 2018, dhe çifti u fejua në shkurt të vitit 2022, shkruan The Sun, përcjell “Bota sot”.
Dyshja e goditur prodhojnë filma së bashku, duke përfshirë hitin veror të vitit të kaluar, “Anyone but You”.
Sydney, e cila luan në filmin Euphoria, e ka quajtur bashkëshortin e saj të ardhshëm "partnerin e saj prodhues" dhe tha se është e mrekullueshme të punosh me dikë që e njeh mirë.
Dyshja thuhet se do të planifikojnë një martesë të vogël dhe intime në Çikago gjatë verës, megjithëse asgjë nuk është konfirmuar.