Modelja Cara Delevingne mahniti të gjithë teksa mori pjesë në 82 vjetorin e çmimeve të Golden Globe në Hotel Beverly Hilton në LA, të dielën në mbrëmje.
32 vjeçarja iu bashkua Keira Knightley-t, Kate Winslet-it, Felicity Jones-it dhe Tilda Swinton-it në këtë ceremony, ku me veshjen e saj elegante mori gjithë vëmendjen, shkruan Daily Mail, përcjell “Bota sot”.
Modelja, dukej sensacionale me një fustan blu me shpinë të hapur, i cili tregonte çdo linjë të saj trupore.

Fustani ishte zbukuruar me një zbukurim diamanti.
Krahas kësaj, ajo i shtoi paraqitjes edhe më shumë shkëlqim, me vathët e diamantit dhe unazat e përzgjedhura me kujdes.
