“Ishte një ëndërr”- Alessandra Ambrosio poston fotot e veçanta me partnerin, ja ku e festoi çifti Vitin e Ri
Modelja braziliane Alessandra Ambrosio, festoi Vitin e Ri në Uruguaj me partnerin e saj, stilistin e njohure të bizhuterive, Buck Palmer .
43-vjeçare e cila njihet për pjesëmarrjen e saj me Victoria’s Secret ka postuar disa foto në Instagram nga qyteti i Amerikës së Jugut, Punta del Este, ku shihet duke notuar në pishinën e hotelit, duke shijuar pamjen e perëndimit të diellit dhe duke pozuar me miqtë dhe partnerin e saj, me të cilët zyrtarizoi romancën e saj së fundmi.

“ Natën e Vitit të Ri në Uruguaj ishte një ëndërr. Punta del este,” shkroi modelja krahas postimit.
