Ylli i popit, Lily Allen, duket se ka lënë faqen e OnlyFans për adhuruesit e këmbëve pas ndarjes së saj nga David Harbour.
Këngëtarja e "Smile", 39 vjeç, e hapi llogarinë në muajin korrik, por nuk ka postuar asgjë që nga shtatori, shkruan the mirror transmeton "Bota sot".
Thuhet se ajo është ndarë nga aktori i Stranger Things, David, 49 vjeç, pasi zbuloi se ai po përdorte aplikacionin e takimeve Raya.
Ata u takuan në këtë aplikacion për të famshëm dhe u martuan në vitin 2020.
Lily, e cila ka thënë se imazhet e këmbëve të saj fitonin më shumë para sesa muzika, kishte thënë më parë se David e mbështeste nismën e saj në OnlyFans.
Por, postimi i saj i fundit — ku ajo po vesh çorape rozë — ishte më 28 shtator.