Javë më parë, këngëtarja nga Prishtina Kida ka bërë të ditur që është e dashuruar, shkruan Bota sot.
Ajo i befasoi të gjithë kur publikoj në rrjetet sociale një video kur i dashuri i saj misterioz i propozoi për martesë.
Pas pak kohe, u zbulua që i fejuari i saj është Ajbi.

Gazeta "Bota sot" mëson se Ajbi është një djalë nga Presheva, por jeton në Dubai.
Që nga fejesa, Kida çdo ditë e më shumë po tregon që është e dashuruar duke publikuar momente të bukura me të dashurin e saj./Botasot