Lottie Moss dukej magjepsëse në festën e ditëlindjes së saj të 27-të, me një natë të paharrueshme në Londër.
Influencerja 27 vjeçare dhe miqtë e saj e nisën natën në restorantin meksikan Lxchel në Chelsea, përpara se të niseshin për në Chiltern Firehouse e famshëm.
Lottie tregoi linjat trupore saj seksi, me një fustan rozë të zbehtë saten, shkruan Daily Mail, pwrcjell “Bota sot”.


Motra e Kate Moss-it, po ashtu veshi një pallto me lesh artificiale, derisa mbërriti në ambientet e festës mes motit të ftohtë.
Lottie kishte vënë edhe një gjerdan diamanti dhe mbante një rrip dhe brez ngjyrë rozë.

Në fotot argëtuese të mediave sociale, Lottie lëpiu tortën e saj të ditëlindjes, pasi kishte fikur qirinjtë.
Festimi i ditëlindjes së Lottie vjen vetëm disa ditë pasi ajo u kthye nga një arratisje luksoze në Tulum, Meksikë.

Ajo u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa pozoi për një sërë fotosh të ‘nxehta; në Instagram.