Koha u ndal për “ish-Doktorin Who”, Matt Smith, kur ai puthi me plot pasion një brune misterioze në një trotuar të Rio de Janeiro javën e kaluar, shkruan Daliymail transmeton "Bota sot".
Aktori britanik duket se e konfirmoi lidhjen e tij të re, ndërsa ishte në publik me një vajzë tërheqëse gjatë një pushimi për Vitin e Ri në qytetin bregdetar të Amerikës Latine.
Ajo është emëruar si Jessica Felix, një modele braziliane dhe mjeke trainere, e cila festoi ditëlindjen e saj të 26-të në dhjetor.

Nuk dihet se si e ka njohur Matt - në moshën 42 vjeç, 16 vjet më i vjetër se ajo - Jessica-n, e cila në Instagram tërheq më shumë se 4,000 ndjekës dhe dokumenton karrierën e saj të modelimit dhe jetën e saj të shkëlqyer në Brazil.
Aktori mendohej të ishte beqar pas përfundimit të romancës së tij më të njohur me aktoren Lily James në vitin 2020.

Çifti u takua për herë të parë në vitin 2014 në setin e filmit Pride and Prejudice and Zombies, ku Matt luajti si Zoti Collins dhe Lily James si Elizabeth Bennet.