Romeo Beckham ka zbuluar se sa i magjepsur është me të dashurën e tij të mrekullueshme, Kim Turnbull, duke e shfaqur atë në histori Instagrami të enjten.
Futbollisti, 22 vjeç, dhe DJ-i aspirante, 24 vjeç, po shijojnë aktualisht një udhëtim romantik në Turks dhe Caicos dhe kanë ndarë pamje nga pushimet e tyre nën diell në mediat sociale, shkruan mailonline transmeton "Bota sot".
Dhe djali i David dhe Victoria Beckham, i cili është i dyti pas Brooklyn, nuk mundi të mos e shfaqë partneren e tij në një postim të ri, ku ai shkroi: "Si mund të jetë kaq e vërtetë?" së bashku me dy emoji të dashurisë.
Kim dukej sensacionale në foto, teksa shfaqi figurën e saj të pabesueshme me bikini të zeza.
Ajo i veshi bikini ngjyrw kafe në një stil natyral dhe një kapele të zezë bejsbolli, ndwrsa dukej se ishte pa grim për një foto në plazh.
DJ ishte e buzëqeshur teksa dyshja po lundronte në plazh.
Kjo ndodhi menjëherë pasi Romeo vazhdoi të ndante momente nga pushimet e tij luksoze me katër milionë ndjekësit e tij.
Të hënën, futbollisti e përdori Instagramin për të treguar më shumë trupin e tij të tonifikuar në disa foto pa bluzë, ndërkohë që po bënte edhe foto spontane të të dashurës së tij të mrekullueshme.
Një foto e tij e tregonte duke shijuar një gotë birrë, ndërsa e dashura e tij në bikini mund të shihej duke shqyrtuar menunë pranë tij.