Modelja e njohur vjen më elegante se kurrë, ‘fsheh’ barkun e rrumbullakosur

Bota e Yjeve

Modelja e njohur vjen më elegante se kurrë, ‘fsheh’ barkun e rrumbullakosur

Nga: A.M. Më: 16 janar 2025 Në ora: 20:55
Arabella Chi

Modelja angleze, Arabella Chi mori vëmendjen me paraqitjen e saj në premierën e Cirque du Soleil Corteo në Royal Albert Hall.

Bukuroshja seksi e ‘Love Island’, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin Billy Henty, mahniti në tapetin e kuq të mbushur me yje.

Modela shtatëzëne, dukej joshëse me një mini-fustan të zi dhe me taka elegante, shkruan Daily Mail, përcjell “Bota sot”.

Image
Arabella Chi

Arabella ‘fshehu’ barkun e rrumbullakosur, duke zgjedhur modelin e fustanit më ndryshe.

Në dhjetor 2024, Arabella zbuloi se ishte në pritje të një fëmije me Billy-n, vetëm dy muaj pasi çifti konfirmoi romancën e tyre.

Image
Arabella Chi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat