Megan Barton Hanson është parë me mashkullin e saj të ri, ndërsa doli me të pas largimit nga Love Island All Stars.
Megan, 30 vjeç, ishte në bisedime për t'u rikthyer si një mundësi për të qenë pjesë e edicionit të ri All Stars, por sapo ka filluar të dalë me dikë, shkruan the sun transmeton "Bota sot:.
Kjo do të thotë se ylli vendosi të mos e çonte më tej diskutimin dhe, si pasojë, hoqi dorë nga bisedimet dhe shuan çdo shpresë për një rikthim në vilë.

Tani është zbuluar i dashuri i saj i ri, teksa ata ecën dorë për dore gjatë një daljeje të martën në mbrëmje.
Megan dukej mahnitëse në një fustan të zi dhe xhaketë, duke nxjerrë në pah këmbët e saj në këtë veshje të mrekullueshme.

Bukuroshja bionde zgjodhi një pamje minimaliste të grimit dhe e mbajti flokët e saj bionde të lëshuar teksa ecën së bashku.
Megan Barton Hanson u shfaqe me të dashurin e saj të ri, i cili mbante njëveshje të thjeshtë dhe elegante.