Aktorja e njohur, Sydney Sweeney, qëndroi në New York City gjatë kësaj fundjave, ku kaloi një kohë argëtuese.
Së bashku me të fejuarin e saj, Jonathan Davino, 41 vjeç, Sydney zhvilloi një ‘luftë’ me top bore.
Aktorja 27-vjeçare, u shfaq me shumë stil, derisa veshi një pallto fildishi me thekse dramatike të puplave, shkruan Daily Mail, përcjell “Bota sot”.
Pavarësisht se ishte natë, ylli i Euphoria vendosi një palë syze dielli me ngjyrë të errët, në formë ovale.
Ajo dukej e mrekullueshme me një grim të lehtë.