Mëngjes ndryshe për Arbana Osmanin! Moderatorja ndan fotot e ëmbla me vajzën dhe djalin e saj, mes tyre dhe Eduart Grishaj

Bota e Yjeve

Mëngjes ndryshe për Arbana Osmanin! Moderatorja ndan fotot e ëmbla me vajzën dhe djalin e saj, mes tyre dhe Eduart Grishaj

Më: 24 janar 2025 Në ora: 20:08
Arbana Osmani

Ky mëngjes ka nisur ndryshe për Arbana Osmanin, pasi moderatorja ka ndarë me ndjekësit disa foto me vajzën e saj Zoin, dhe djalin Diell, të cilët siç ka shkruar ajo në postim i kanë munguar shumë.

Në foto Arbana shfaqet duke kaluar kohë me të vegjlit e saj veçanërisht me Zoin, ku nënë e bijë shihen duke u përkëdhelur me njëra-tjetrën, mirëpo krah tyre nuk mungon dhe bashkëshorti i moderatores, Eduart Grishaj.

Teksa java e fundit ka qenë plot angazhime për të, duket se moderatorja ka gjetur pak kohë të merret më fëmijët e saj.

Image
Eduardi me femijet

Së fundmi regjisori Eduart Grishaj ka lançuar edhe filmin më të ri ku pjesë e tij është edhe moderatorja.

Gjatë gjithë javës çifti janë parë krah njëri-tjetrit në disa vende të Shqipërisë duke promovuar për publikun filmin e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat