Kush janë vajzat e showbizz-it me fizikun më perfekt? Ja çfarë thotë “raporti i artë”

Bota e Yjeve

Kush janë vajzat e showbizz-it me fizikun më perfekt? Ja çfarë thotë “raporti i artë”

Më: 25 janar 2025 Në ora: 20:53
Kendall Jenner

Julian De Silva, një kirurg plastik nga Londra, përdori raportin e artë për të zbuluar 10 supermodelet më të bukura në botë. Raporti i artë është një metodë llogaritëse e lashtë greke e përdorur për të përcaktuar përsosmërinë fizike të një personi. Sa më afër të jetë fytyra me raportin 1:1.618, aq më “perfekt” është personi.

Gjatësia dhe gjerësia e fytyrës së një personi matet dhe më pas ndahen rezultatet.

Gjatë periudhës së Rilindjes, artistët dhe arkitektët përdorën këtë ekuacion, i njohur gjithashtu si Phi. Falë saj, ata krijuan kryeveprat e tyre.

Image
Kate Moss

Vendin e parë e zuri Kate Moss me 94.14 për qind. Sytë e saj, vetullat, nofulla dhe forma e fytyrës janë më të afërt me idenë e përsosmërisë së grekëve të lashtë, sipas “Daily Mail”.

Në vendin e dytë është Cindy Crawford me një rezultat prej 93.87 për qind. Pason Gisele Bundchen me 93.11 për qind.

Image
Cindy Crawford

Në listë janë gjithashtu Jourdan Dunn (91.39 përqind), Winnie Harlow (91.03 përqind), Kendall Jenner (91 përqind), Liu Wen (90.98 përqind), Cara Delevingne (89.97 përqind) dhe Emily Ratajkowski (89.37 përqind). Vendi i fundit shkoi për Naomi Campbell (89.26 për qind).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat