Nga gjykata në një darkë romantike

Bota e Yjeve

Nga gjykata në një darkë romantike

Nga: Bota sot Më: 31 janar 2025 Në ora: 23:03
Rihanna dhe A$AP Rocky

Rihanna dhe partneri i saj A$AP Rocky dukeshin të rraskapitur ndërsa po shkonin për darkë të enjten mbrëma në Beverly Hills pas një dite të gjatë në gjykatë.

Pas një dite të lodhshme dëshmie, Rihanna dhe i dashuri i saj prej rreth katër vitesh, u përpoqën të mbanin një profil të ulët teksa shkonin për të ngrënë darkë, të shoqëruar nga ekipi i tyre i sigurisë.

Fituesja e Grammy-t, 36 vjeç, e cila ka qenë në gjyq në mbështetje të Rocky-t, kishte veshur një xhaketë të zezë me pamje të zymtë me një bluzë të bardhë të gjatë të kopsur deri në qafë.

Image
Rihanna
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat