Katie Price ka zbuluar hundën e saj të fashuar pas operacionit kirurgjikale, të cilit iu nënshtrua në Turqi.
Ajo përmes një postimi të fundit në rrjete sociale, e pranoi se është ende në proces të shërimit, ku vazhdoi t’i përditësojë fansat.
Modelja, u tha fansave në Snapchat dhe Instagram: “Nga operacioni im i fundit, ka vetëm disa pjesë të vogla që dua t'i ndryshoj", shkruan “The Sun”, përcjell “Bota sot”.
“Epo, ata kanë nevojë për korrigjim. Kështu që ja ku po bëhem gati. Kjo është pjesa më e keqe për mua, gjilpëra. Gjilpëra ka mbaruar kështu që tani mund të pushoj.”
Katie, 46, zbuloi se duhej të priste disa orë për rezultatet e testit të gjakut përpara procedurës, duke thënë se planifikonte të flinte pak ndërkohë.
Ajo gjithashtu kohët e fundit pranoi se liftimi i fytyrës e la atë me veshë të dëmtuar.