Millie Bobby Brown shkëlqen me ndryshimin e flokëve, dhe duket si Britney Spears

Bota e Yjeve

Millie Bobby Brown shkëlqen me ndryshimin e flokëve, dhe duket si Britney Spears

Nga: M.L. Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 00:11
Millie Bobby Brown

Yll i serialit më të popullarizuar të Netflix duket krejt ndryshe nga personazhi i saj në serinë e famshme, pas një transformimi glamoroz të flokëve.

Aktorja u bë e njohur si një yll i fëmijëve dhe shfaqi një pamje më të pjekur në fotot e saj të fundit në Instagram, shkruan The Sun transmeton Bota Sot.

Në fakt, shumë nga fansat e Millie Bobby Brown menduan se ajo dukej si ylli i popit Britney Spears pasi ndërroi flokët e gjatë, ngjyrë kafe, për një nuancë të re bjonde.

Image
Millie Bobby Brown

Në fotot, Millie, 20 vjeçe, shfaqi flokët e saj të gjatë bjonde, ndërsa ishte veshur me një fustan të ngushtë të zi me një dekolte në formë skupe.

Millie – e cila luan rolin e Eleven në Stranger Things në Netflix – pozoi duke qëndruar në këmbë dhe duke kaluar duar mbi flokët e saj të rinj në një foto, përpara se të ulej në dysheme dhe të shikonte kamerën në një tjetër.

Image
Millie Bobby Brown

Pamja e saj e re është krejt ndryshe nga ajo kur bëri debutimin si Eleven në vitin 2016, kur kishte një kokë të rruar për rolin.

Një fans shkruajti pranë postimit të saj: "BRITNEY???"

Një tjetër shtoi: "Gati për të luajtur Britney tani."

Një i tretë shkroi: "Ok Britney."

Transformimi i flokëve të Millie vjen pasi drejtuesit e Stranger Things zbuluan se sezoni përfundimtar i serialit të hitit mund të mos dalë në vitin 2025.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat